Zhegrova në radarin e gjigantit anglez

Futboll

Zhegrova në radarin e gjigantit anglez

Më: 17 prill 2022 Në ora: 17:44
Zhegrova në radarin e gjigantit anglez

Edon Zhegrova raportohet se ka përfunduar në radarin e Arsenalit.

Sipas “Sky Sports”, klubi nga Londra është duke e vëzhguar reprezentuesin e Kosovës.

Gjithashtu, mediumi i njohur britanik raportoi se Zhegrova mund t’i kushtojë “Topçinjëve” 11 milionë funte, plus bonuset.

23-vjeçari është pjesë e Lille që nga janari i vitit 2022. Ai u transferua te kampioni në fuqi i Francës nga Baseli për 7 milionë euro.

Sulmuesi i Kosovës me skuadrën franceze ka bërë shtatë paraqitje në Ligue 1, ku ka regjistruar dy gola dhe një asistim.

Edon Zhegrova me Lille ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat