Roma apo Leicester? Flet Ranieri

Futboll

Roma apo Leicester? Flet Ranieri

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:23
Roma apo Leicester? Flet Ranieri

Claudio Ranieri u shpall kampion në Premier League me Leicesterin në sezonin 2015-2016, duke shkruar një nga kapitujt më të ndritur jo vetëm të historisë së klubit, por edhe të karrierës së tij si trajner.

Megjithatë 6 vite më vonë gjërat kanë ndryshuar dhe Leicesteri do të përballet me Romën, skuadrën e zemrës për Ranierin, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Conference League.

Vetë Ranieri nuk ka dyshime mbi skuadrën që do të mbështetë të enjten në mbrëmje, teksa pranon se me “dhelprat” ka pasur një lidhje vetëm profesionale, ndryshe nga afeksioni që ka për verdhekuqtë e kryeqytetit.

“Roma është ekipi i zemrës, më të cilin jam tifoz që fëmijë, ndaj nuk mund ta tradhtoj.

Me Leicesterin kam një lidhje profesionale dhe i uroj më të mirën, por zemra ime është me Romën. Mendoj se ka 55% shanse që të kualifikohet, pasi do të ketë në krah edhe atmosferën që di të prodhojë ‘Olimpico’. Nga ana tjetër, edhe Leicester nuk është efikas në transfertë”, u shpreh Ranieri.

Roma dhe Leicester u ndanë në barazim 1-1 në sfidën e javës së kaluar në “King Power Stadium”, ndërsa të enjten në mbrëmje do të përballen sërish në “Olimpico” për të përcaktuar se cila do të vazhdojë rrugëtimin drejt Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat