Gjiganti anglez diskuton me përfaqësuesit e Dembeles

Futboll

Gjiganti anglez diskuton me përfaqësuesit e Dembeles

Më: 5 maj 2022 Në ora: 16:17
Gjiganti anglez diskuton me përfaqësuesit e Dembeles

Arsenali është njëri prej klubeve të interesuar për transferimin e Ousmane Dembeles.

Futbollistit francez do t’i skadojë kontrata me Barcelonën në fund të këtij sezoni dhe palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin e saj.

“Football London” raporton se “Gunners” tashmë i kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.

Kampioni i botës me Francën ishte pranë largimit nga “Blaugrana” në afatin kalimtar të janarit, por një gjë e tillë dështoi në fund.

Kohëve të fundit ai po gëzon formë të shkëlqyeshme dhe katalunasit duan ta mbajnë atë dhe kërkojnë nga ai që ta vazhdojë kontratën.

Sidoqoftë, ofertat tjera për futbollistin ofanziv janë më joshëse dhe ai nuk preferon të qëndrojë në “Camp Nou” për t’u paguar më pak.

Dembelen e pëlqen edhe Manchester United në Angli dhe Paris Saint-Germaini në Francë.

Lojtarin e kanë përshkuar kryesisht lëndimet dhe forma jostabile gjatë pesë vjetëve të eksperiencës në Kataluni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat