Kosova nuk ia del me penallti ndaj Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Kosova nuk ia del me penallti ndaj Maqedonisë së Veriut 

Nga: K. G. Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:51
Kosova nuk ia del me penallti ndaj Maqedonisë së Veriut 

Kosova U-16 me gjithë lojën e mirë nuk ia doli në përballje me Maqedoninë e Veriut, në takimin që u zhvillua në Shkup, në ndeshjen e dytë të turneut zhvillimor të UEFA-s.

Ndeshja në pjesën e rregullt përfundoi me rezultat 1:1. 

Maqedonia kaloi në epërsi me golin e Dimitrijeskit, ndërsa mysafirët barazuan në pjesën e dytë me golin e Gashijanit.

Ndryshe në penallti, Maqedonia ishte më e suksesshme duke fituar me 4:3.

Kosova ka një fitore me 2:0 ndaj Hondurasit dhe në ndeshjen e fundit ballafaqohet me Taxhikistanin, me 8 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat