Ambasadori amerikan shkon në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Prishtina – Drita

Futboll

Ambasadori amerikan shkon në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Prishtina – Drita

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:25
Ambasadori amerikan shkon në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Prishtina – Drita

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier sot ka qenë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” ku e ka ndjekur ndeshjen e Superligës, Prishtina – Drita.

Hovenier ka publikuar disa fotografi, duke thënë se i ka bërë disa miq të rinj në kryqytetin e Kosovës.

“Pavarësisht se si e quani (football/soccer) është një ditë e bukur në Prishtinë për futboll dhe për të bërë miq të rinj.

Ndeshja e fundit e sezonit në shtëpi për FC Prishtina vs. Drita FC”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat