Klopp: Është një legjendë e Liverpoolit...

Futboll

Klopp: Është një legjendë e Liverpoolit...

Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:29
Klopp: Është një legjendë e Liverpoolit...

Divock Origi do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezonit, teksa pritet zyrtarizimi i tij në Seria A te skuadra e Milan.

Sulmuesi belg nuk gjeti veten në formacionin e Jurgen Klopp, teksa këtë sezon ka pasur minuta me “pikatore”, por sa herë që Origi është thirrur në aksion ai ka arritur të jetë vendimtarë për “The Reds”.

Trajneri gjerman ka folur për largimin e tij, teksa e ka konsideruar edhe legjendë të Liverpool, ndërsa u shpreh se 27-vjeçari do të bëjë mirë kudo që të transferohet.

“Pres që në ndeshjen e fundit të kampionatit, Origi të marrë një mbështetje të ngrohtë nga publiku i Old Trafford.

Ai për mua është një legjendë e Liverpool, një nga lojtarët më të rëndësishëm që kam pasur. Mund të duket e çuditshme nisur nga numri i ndeshjeve që ka luajtur, por ka qenë një kënaqësi e madhe të punoja me të.

Ende nuk ka mbaruar, kemi edhe një ndeshje të fundit. Origi meriton më të mirat dhe kudo të shkojë do të jetë 100% i suksesshëm.

Është një lojtar dhe djalosh i jashtëzakonshëm dhe të gjithë në skuadër e duan shumë. Kur mendoj për Origin më vijnë në mendje gola të rëndësishëm, por edhe dëmtime të shumta. Por, ai mbetet një legjendë e Liverpool”, u shpreh Klopp..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat