Tottenham rivalizon Arsenalin për shërbimet e Gabriel Jesus

Futboll

Tottenham rivalizon Arsenalin për shërbimet e Gabriel Jesus

Më: 23 maj 2022 Në ora: 16:50
Gabriel Jesus.

Arsenal nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Gabriel Jesus.

Sipas raportimeve të ‘Telegraph’, skuadra e Tottenham Hotspur është futur në garë për kartonin e Gabriel Jesus.

Spurs janë gati të nisin ofertën qysh në javët e para të merkatos, për të rivalizuar Arsenalin.

Arsenal tash e disa javë lidhen me një transferim të mundshëm të Jesus dhe thuhej se ofrojnë deri në 50 milionë euro për të.

Mbetja jashtë Champions League e Arsenal tashmë i jep mundësi të artë skuadrës së Spurs.

Jesus vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Man City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat