Lojtari bleu një pikturë për 220.000 euro dhe ndryshoi jetën e artistes së re

Futboll

Lojtari bleu një pikturë për 220.000 euro dhe ndryshoi jetën e artistes së re

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 15:51
Lojtari bleu një pikturë për 220.000 euro dhe ndryshoi jetën e artistes së re

Si zakonisht, Paris Saint-Germain përmes ‘PSG Foundation’ ka zhvilluar pak ditë më parë një akt solidariteti në të cilin futbollistët dhe tifozët e skuadrës franceze patën mundësinë të blejnë disa nga produktet e ankandeve të këtij fondacioni. Një eksperiencë unike brenda “Parc des Princes”, ku u shpalosën kopje trofesh dhe topash, deri te pikturat e vajit të dizajnuara nga artistë vendas, shkruan Telesporti.

Në fakt, ky kontribut i fundit në ankand do të shkojë për fëmijët me probleme, por ka ndryshuar tërësisht jetën e Johanna Tordjman, autores së veprës “Victoria”, në të cilën shihet figura e një lojtari të skuadrës franceze. Gjithçka tregon se ky lojtar është Kylian Mbappé.

Johanna tregon se ankandi i veprës së saj ka qenë një moment “i pakëndshëm” për të, sepse sulmuesi parizien pati një “betejë” kundër Guianluigi Donnarumma dhe Achraf Hakimi për të parë se kujt do t’i shkonte kjo pikturë.

“Nuk mund ta besoja atë që pashë, ose më mirë atë që dëgjova”, – thotë ajo. Një situatë që arriti kulmin me ofertën përfundimtare të Mbappes, që e tejkaloi shumë atë të bërë nga shokët e skuadrës. Piktura shkoi nga 2000 në 220.000 euro për dy minuta.

Ajo vetë siguron se “nuk ka guxuar të shikojë në sytë e lojtarëve” në momentin e mosmarrëveshjes që kanë pasur për cili do ta blinte pikturën. “Po dridhesha si gjethe pas ankandit, sepse ishte një surprizë e madhe për mua”, – shpjegon vajza. Pasi drejtuesi i ankandit zyrtarizoi shitjen, artistja e re nuk mundi as t’i falënderonte lojtarët për interesin e madh që treguan për “Victoria”.

Po kështu, Johanna tregon se nuk ishte aq e fortë sa për t’i dërguar një mesazh nënës së saj nga emocioni që e pushtoi pas asaj që ndodhi. Mamaja është pjesë thelbësore në jetën e saj, pasi është arkitektja e vajzës, duke qenë artiste. Në të njëjtën mënyrë, ajo konsideron se ky ankand do ta ndihmojë të bëhet e njohur për publikun, ndërsa paratë e mbledhura do të ndihmojnë të vegjlit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat