​Haaland prezantohet te City: Mezi prës të zbres në fushë me këtë skuadër

Futboll

​Haaland prezantohet te City: Mezi prës të zbres në fushë me këtë skuadër

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 11:35
​Haaland prezantohet te City: Mezi prës të zbres në fushë me këtë skuadër

Manchester City ka konfirmuar nënshkrimin e Erling Haaland nga Borussia Dortmundi.

21-vjeçari do t'i bashkohet klubit më 1 korrik, pasi ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare që e mban atë në “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2027.

Haaland konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë të Evropës dhe vjen në klubin anglez me një reputacion të jashtëzakonshëm të një golashënuesi pas periudhave fantastike të kaluara në Molde FK, Red Bull Salzburg dhe Dortmund.

Haaland shënoi 86 gola në 89 ndeshje në dy sezone e gjysmë me skuadrën gjermane, duke fituar Kupën e Gjermanisë dhe çmimin Lojtari i Sezonit në Bundesligë në sezonin 2020/21, përcjellë KosovaPress.

"Kjo është një ditë krenare për mua dhe familjen time," tha ai për “mancity.com” pasi nënshkroi kontratën me kampionin në fuqi të Anglisë.

“Gjithmonë e kam parë Cityn dhe më ka pëlqyer ta bëj këtë sezonet e fundit. Nuk mund të mos e admironi stilin e tyre të lojës, është emocionues dhe ata krijojnë shumë raste, gjë që është perfekte për një lojtar si unë”.

“Ka kaq shumë lojtarë të klasit botëror në këtë skuadër dhe Pep është një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, kështu që besoj se jam në vendin e duhur për të përmbushur ambiciet e mia”.

“Dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem si futbollist dhe kam besim se mund ta bëj këtë këtu. Ky është një veprim i mrekullueshëm për mua dhe mezi pres të filloj para-sezonin”, tha në fund Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat