Mehmeti: Kemi politikë për të mos marrë lojtarë të huazuar

Futboll

Mehmeti: Kemi politikë për të mos marrë lojtarë të huazuar

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 13:11
Mehmeti

Dritan Mehmeti ka komentuar fazën përgatitore të Partizanit në Slloveni, nga e cila shprehet se ka mbetur i kënaqur. Në një lidhje me emisionin “Skaner” në “MCN TV”, trajneri i “demave të kuq“ ka prekur edhe temën e merkatos, në të cilën klubi ka qenë mjaft aktiv. Mehmeti tregon se te Partizani kanë hequr dorë nga huazimet, ndërsa sa i përket afrimeve, ato marrin veton e tij së bashku me atë të drejtorit sportiv dhe stafit drejtues.

“Jo më kot, vendosëm të bëjmë përgatitjet në Slloveni, pasi të jepet mundësia të luash me skuadra si Maribor dhe Mura. Kemi pasur shumë largime dhe afrime. Skuadra ka qenë në rritje, por duhet të kemi parasysh, që kundërshtari në Europë, është në ritmin e kampionatit. Për këtë arsye, jam përpjekur, që skuadrën ta ngre në nivelin e duhur. Jam i kënaqur për mënyrën si skuadra i ka interpretuar ndeshjet. Maribor, ka një skuadër cilësore.

Duke pasur parasysh, që Partizani është një skuadër me vlera të mëdha dhe klub i mirëorganizuar, faktor kryesorë nuk është vetëm trajneri me zgjedhjet e tij. Klubi ka edhe drejtor sportiv dhe të tjerë.

Një vendim duhet ta marrim së bashku, që të jemi të bindur, që lojtari që afrojmë, apo largojmë, të futet në filozofinë time si trajner, apo edhe atë të Partizanit. Nuk kemi vetëm një person që merret me merkaton, por jemi të gjithë që diskutojmë, për një afrim apo largim. Sigurisht që kam vendosur veton për afrime. Unë kam kërkuar që të afrohen lojtarë cilësorë, që të bëjnë diferencën. Duhet të kemi minimalja për çdo pozicion 3-4 alternativa.

Duhet te kemi parasysh, që në politikat e klubit është që të mos ketë më lojtarë të huazuar. Kemi pasur 4 lojtarë të tillë në sezonin e fundit. Janë largime të detyruara, por edhe largime si ajo e Junior, që ishte një lojtar i rëndësishëm për ne. Largimet dhe afrimet jemi munduar t’i bëjmë të kujdesshme.

Po mundohemi t’i minimizojmë gabimet, pasi është normale që të ketë gabime në merkato. Duhet të rrisim akoma më shumë afrimet, për të arritur cilësinë e skuadrës dhe konkurrencën në ekip“, është shprehur Dritan Mehmeti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat