Galtier: Jam gati për të fituar

Futboll

Galtier: Jam gati për të fituar

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 15:42
Galtier

Christophe Galtier është zyrtarisht trajneri i Paris Saint Germain. Pas shkarkimit paraditen e sotme të argjentinasit Maurizio Pochettino, klubi kryeqytetas ka prezantuar edhe teknikun e ri, që do të marrë drejtimin e skuadrës për të nisur menjëherë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Në konferencën për shtyp, Galtier u shoqërua nga presidenti Al Khelaifi dhe foli për marrëdhëniet e tij me drejtorin sportiv Ocampos, vendimin e Mbappe për të qëndruar dhe skemën që dëshiron të përdorë.

Si ndjeheni në detyrën e trajnerit të PSG-së?

“Këtu është Paris” dhe kuptova menjëherë pritshmëritë. Duhet t’i bëjmë njerëzit të lumtur dhe përderisa e kam pranuar këtë përgjegjësi, do të thotë se jam i aftë ta’ia dal. Vetëm është shumë e vështirë, por nëse jemi të gjithë bashkë, atëherë mund të bëjmë shumë mirë. Prania e Lucas Ocampos është padyshim një faktor i rëndësishëm që unë jam këtu.

Kur luan mirë, ke më shumë shanse për të fituar. Këtu do të ketë një qasje tjetër, ndryshe nga klubet e tjera ku kam qenë. PSG ka kontrollin e topit dhe do të ndërtojmë një ekip sulmues, që di të ruajë balancat", tha trajneri i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat