Del Piero dhe rasti Dybala

Futboll

Del Piero dhe rasti Dybala

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 15:41
Del Piero dhe Dybala

Kalojnë ditët dhe javët dhe Paulo Dybala, një nga lojtarët që kanë mbetur pa ekip dhe një nga më të kërkuarit në teori, nuk ka gjetur akoma një skuadër pas lamtumirës nga Juventus-i.

Një situatë shumë e çuditshme, sidomos sepse për argjentinasin interesoheshin shumë skuadra, Inter-i mbi të gjitha.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe ish-ylli bardhezi Alessandro Del Piero, një admirues i madh i argjentinasit: “Unë e shihja mirë tek Juventus, do të jetë shumë e çuditshme ta shoh me një fanellë tjetër”, ka thënë ish-numri 10 i Zonjës për Sky Sport.

“Ka cilësi që mund të përshtaten me çdo sulmues ose mesfushor, është një lojtar që bën rolin e urës lidhëse mes dy reparteve. Është e çuditshme që nuk ka gjetur akoma një shtëpi të re”.

“Të shohim se ku do të shkojë të luajë Jora, i cili, përveç Inter-it, duket se kërkohet në Itali edhe nga Milan, Roma e Napoli in Italia. Megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia që argjentinasi t’i thotë lamtumirë Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat