Liga e Konferencës/Gjilani kërkon të mbrojë rezultatin ndaj Liepajas, formacionet zyrtare

Futboll

Liga e Konferencës/Gjilani kërkon të mbrojë rezultatin ndaj Liepajas, formacionet zyrtare

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 15:09
Gjilani

Me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Liepajas dhe asaj kosovare, SC Gjilani, njëkohësisht kjo ndeshja hapëse e programit të sotëm të Ligës së Konferencës.

Gjilani do të kërkojë me çdo kusht që të mbrojë rezultatin, pasi që edhe barazimi do t’i konvenonte skuadrës së Zekirija Ramadanit për të siguruar biletën për në raundin tjetër.

Gjilanasit e nisën aventurën në këtë garë javën e kaluar, ku mposhtën letonezët me rezultat minimal 1:0, përmes golit të Albert D abiqajt në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Daugava” në Liepaj me fillim nga ora 16:00 në kohën tonë lokale.

Gjilani: Koliqi, Beqja, Cale, Dabiqaj, Aziz, Krivanjeva, Krasniqi, Kelmendi, Prekazi, Zabergja, Hoxha

Liepaja:Zviedris, Svanjieks, Hreujic, Marta,Karklins, Tarasovs, Kapun, Strumia, Lucas, Soladio, Dodo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat