Southgate mund të mos i ftojë yjet e Anglisë për Botërorin e këtij viti

Futboll

Southgate mund të mos i ftojë yjet e Anglisë për Botërorin e këtij viti

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:34
Ilustrim

Futbollistët anglezë që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit mund të mos marrin pjesë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që fillon më 21 nëntor.

“Daily Mail” ka raportuar se përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, po shqyrton opsionin që futbollistët e pavaksinuar të mos i ftojë për Botërorin e këtij viti.

Kjo lidhet me rregullat e Katarit për koronavirusin. Me të mbërritur në këtë vend, futbollistët e pavaksinuar do të duhet të izolohen për pesë ditë, që do të thotë se ka shumë mundës që të humbasin ndeshjen e parë, kundër Iranit.

Sipas “Daily Mail”, është një pjesë e vogël e futbollistëve që presin ftesat nga Southgate nuk janë vaksinuar ende.

Ndërkohë, FIFA mendohet se po lobon në Katar për të lehtësuar rregullat lidhur me koronavirusin para fillimit të turneut.

Ndryshe, “Tre Luanët” ndodhen në Grupin B, bashkë me Iraninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin.

Anglia ndeshjen e parë e luan ndaj Iranit më 21 nëntor, pas katër ditëve përballet me SHBA, kurse më 29 korrik me Uellsin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat