Mediat malazeze dhe serbe gënjejnë për Vukçeviqin në Kosovë! Batatina tregon të vërtetën 

Futboll

Mediat malazeze dhe serbe gënjejnë për Vukçeviqin në Kosovë! Batatina tregon të vërtetën 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2022 Në ora: 19:03
Batatina me Vukçeviqin në mes

Duke iu referuar disa mediave në Mal të Zi e disa në Serbi, raportojnë se futbollisti Igor Vukçeviq është largua nga Llapi i Podujevës.

Sipas tyre, shkak është një pankartë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.    

Nëse është kështu, atëherë ky është një skandal i madh i një futbollistit siç është Vukçeviq.

“Igor Vukçeviq u largua nga Llapi për shkak të pankartës "“Ju e keni radhën”. në ndeshjen kundër Buduçnostit.

Futbollisti malazez Igor Vulçeviq ka ndërprerë kontratën me Llapin e Kosovës në dëm të tij.

Vukçeviq vendosi të largohet nga klubi nga Podujeva pasi në ndeshjen kundër Buduçnostit në kualifikimet për Conference League ishte vendosur një pankartë me hartën e Malit të Zi të ndarë me mbishkrimin ““Ju e keni radhën”.

Ish-lojtari i Buduçnostit, OFK Titograd, Petrovac dhe Kom ka nënshkruar për skuadrën nga Podujeva rreth njëzet ditë më parë", shkruan media malazeze “Dan”. 

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se me lojtarin janë ndarë me marrëveshje të dyanshme dhe shkrimet e mediave serbe e malazeze, i ka quajtur g[njeshtër e kolluar.

“Është gënjeshtër. Arsyeja e largimit ka qenë marrëveshje. Nuk i ka përmbush kriteret gjatë ndeshjes dhe seancave stërvitore”, thotë Batatina për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat