Muriqi e thyen rekordin në Mallorca

Futboll

Muriqi e thyen rekordin në Mallorca

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:18
Muriqi e thyen rekordin në Mallorca

Vedat Muriqi do të zyrtarizohet shumë shpejt si futbollist i ri i Mallorcas.

Sulmuesi kosovar do të bëhet prapë bashkë me klubin spanjoll, tek i cili la mbresa pozitive gjatë huazimit prej gjashtë muajsh, kur i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje.

Me këtë rast, “Pirati” do të bëhet edhe futbollisti më i shtrenjtë që e ka blerë Mallorca në histori të saj, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Muriqi njëkohësisht do ta kalojë rekordin e deritashëm të Samuel Eto’o, të cilin Mallorca e kishte blerë për 7,2 milionë nga Real Madridi, kurse në pozitën e tretë ka përfunduar Aritz Aduriz, për të cilin klubi ishullor i kishte shpenzuar 6 milionë euro.

Muriqi ndërkohë do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2026.

Gjithashtu, ai do të paguhet thuajse njëjtë si në Lazio, 2,2 milionë euro në vit.

Mallorca përfitoi nga dështimi i transferimit të lojtarit në Club Brugge, ku nuk i kaloi vizitat mjekësore.

Prizrenasin ndërkohë e kërkonin edhe Hull City në Angli dhe Galatasaray në Turqi.

Muriqi pritet ta marrë shumë shpejt rrugën drejt Spanjës për t’iu bashkuar Mallorcas, ku është bërë mjaft i dashur për tifozët.

Në ditët e fundit, 28 vjeçari ka ushtruar i vetëm, në pritje të risive për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat