Shaqiri: Mund të shënonim më shumë gola, por asgjë nuk ka përfunduar

Futboll

Shaqiri: Mund të shënonim më shumë gola, por asgjë nuk ka përfunduar

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:22
Shaqiri

Skuadra e Shkëndijës shënoi fitore 2-1 në takimin e parë ndaj Valmeira-s në Letoni, në përballjen e parë të raundit të dytë eliminator në Ligën e Konferencës.

Trajneri Artim Shaqiri, potencoi se ekipi tetovar ka marë atë që e ka kërkuar nga fillimi i takimit dhe me të njëjtin koncetrim do të hyjë edhe në ndeshjen e kthimit në Shkup.

“E kemi pritur që do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne u përgatitëm ashtu siç duhet.

Këtu në Letoni e morrëm atë që e kërkuam, por gjithnjë duke patur parasysh që kundërshtari na krijoi vështirësi.

e krijuam shumë raste dhe patëm mundësi që të shënojmë katër apo pesë gola me të cilët do të ishim më të qetë përpara ndeshjes së kthimit. Por futbolli është i tillë, ka raste të cilat nuk realizohen, gjë që futbollin e bëjnë edhe më të bukur.

Gjithsesi ne do të përgatitemi për ndeshjen kthyese për shkak se asgjë nuk është mbyllur, na presin edhe 90-të minuta tjera në Shkup.”

Ndeshja kthuese në mes Shkëndijës dhe Valmeira-s, do të zhvillohet më 28 korrik në stadiumin “Todor Proeski”, në orën 20.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat