Reagon Shkëndija, pas largimit të fotoreporteve në sfidën me Valmiera-n

Futboll

Reagon Shkëndija, pas largimit të fotoreporteve në sfidën me Valmiera-n

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:22
Reagon Shkëndija

Pas largimit të fotoreporterve të mediumeve sportive, në fund të pjesës së parë të duelit në mes Shkëndijës dhe Valmeria-s nga Liga e Konferences, ka reaguar edhe skuadra tetovare më një kumtesë për mediat.

Shkëndija potencon se Agjencia për Sigurim, me parandalimin e lëvizjes së fotoreporterëve në zonat a garantuara, vetëm se ka zbatuar rregullat e vendosura nga UEFA.

Kumtesa e plot nga KF Shkëndija:

“Në lidhje me shkrimet në disa mediume për reagimin e fotoreporterëve të mediumeve sportive, të pranishëm në ndeshjen ndërmjet KF Shkëndijës dhe KF Valmiera nga Letonia, të zhvilluar më 28.07.2022 (e enjte), KF Shkëndija e ndjen për obligim të njoftojë opinionin se sipas rregullave të UEFA-së, të parapara në Protokollin për organizim të një ndeshje futbollistike, fotoreporterët në ndeshje akreditohen për zonën numër 2, e sipas protokollit të sipërpërmendur, fotoreporterët nuk mund të lëvizin në zonën numër 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat