Në Greqi e dërgojnë Ergys Kaçen te ekipi i dorës së tretë

Futboll

Në Greqi e dërgojnë Ergys Kaçen te ekipi i dorës së tretë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 14:51
Kaçe

Ergys Kaçe mbylli një sezon si protagonist me Verian.

Pas dështimi të plotë te Partizani do të vinte ri ngjitja në Greqi, megjithëse bëhej fjalë për nivelin e dytë të futbollit në këtë vend.

Veria dështoi që të kalonte në elitë duke prishur të gjitha parashikimet e mesfushorit shqiptar.

Ndërkohë në mediat greke u raportua si bomb.astike fakti se ekipi i Proodeftiki, i ardhur nga kategoria e tretë e futbollit në Greqi drejt së dytës, po kërkonte Ergys Kaçen.

Pra lojtari do të ndërronte qytet, por jo kategori. Megjithatë vetë menaxheri i mesfushorit ka hedhur poshtë zërat për një lëvizje të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat