Kur familja të heq mundësinë e karrierës

Futboll

Kur familja të heq mundësinë e karrierës

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 11:57
Kur familja të heq mundësinë e karrierës

Florian Grillitsch është ende në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën e tij.

Lojtari i Kombëtares austriake ka kaluar një periudhë mjaft të mirë në Bundesligë me Hoffenheim-in, çka e vendosi në sytë e klubeve të njohura europiane. 27-vjeçari e kishte lënë të ardhmn në duart e babait të tij, por koha tregoi se kishte gabuar.

Në fillimi Roma, më pas Fiorentina dhe më vonë edhe Galatasaray, heqin dorë me radhë nga transferimi i austriakut.

Arsyeja? Lakmia e të atit. Babai i Grillitsch-it kërkonte të mbushte xhepat e tij, teksa u vendoste kusht klubeve 2 milionë euro si tarifë për menaxherin, rol të cilin e kishte ai përsipër.

Sigurisht që një shifër e tij u konsiderua e lartë, duke i hequr kështu shansin e karrierës të birit. Florian Grillitsch ka vendosur së fundmi t’i besojë të ardhmen menaxherit të mëparshëm dhe tashmë pret të gjejë një klub të ri për të vazhduar karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat