Zarubica në Ballkan

Futboll

Zarubica në Ballkan

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 18:42
Nderim Nexhipi dhe Dejan Zarubica

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, nuk qëndron duarkryq, përforcohet me një futbollist cilësor nga Mali i ZI.

Është fjala për Dejan Zarubiocën.

Ballkani që po e bën krenar Kosovën me rezultate, synon të jetë sa më i fortë për edicionin e ri. 

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi anësor Dejan Zarubica është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Sulmuesi nga Mali i Zi ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë. 

Në të shkuarën, Dejani ka luajtur me ekipe Iskra, Buduçnosti, Llovçeni dhe së fundmi ishte pjesë e Laçit.
Vlen të ceket se në edicionin e kaluar ka luajtur 31 ndeshje , ku ka shënuar 9 gola dhe 5 asistime.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, njofton KF Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat