Silva tallet me Unitedin

Futboll

Silva tallet me Unitedin

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 12:42
Silva tallet me Unitedin

David Silva u rikthye sërish në ndjekje të Manchester Unitedit, pasi ndihmoi Real Sociedadin në fitoren e mbrëmshme 1-0 në Evropa Ligë.

Ishte një rikthim i lumtur në Manchester për 36-vjeçarin të enjten në mbrëmje me Real Sociedadin.

Silva luajti një rol kyç për të ndihmuar skuadrën e tij drejt fitores, pasi gjuajtja e tij që goditi krahun e Lisandro Martinez çoi në penalltinë mjaft të diskutueshme, nga e cila Brais Mendez shënoi golin e fitores.

Pas fitores, Silva hyri në llogarinë e tij në “Twitter” dhe bashkoi një foto të tij duke luajtur në terrenin e shenjtë me mbishkrimin: “Edhe një herë”. Llogaria zyrtare e Real Sociedadit postoi më pas një video të legjendës së Manchester Cityt, duke u larguar nga stadiumi me mbishkrimin “Manchester është bardheblu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat