Ronaldo, portieri çek i thyen hundën në fushë

Futboll

Ronaldo, portieri çek i thyen hundën në fushë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 18:26
Ronaldo, portieri çek i thyen hundën në fushë

Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në hundë, teksa fytyra e tij u mbulua nga gjaku.

Ai ishte në fushë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Çekisë.

Në minutën e 12-të të ndeshjes të Portugalisë kundër Republikës Çeke, ai kërceu për të goditur topin, por u përplas me duart e zgjatura të portierit vendas.

Tomas Vaclik nuk kishte asnjë qëllim keqdashës, por ish-portieri i Sevillas i dha Ronaldos një goditje që i shkaktoi hundë të përgjakur dhe që kërkonte trajtim menjëherë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat