Lista e Argjentinës për Kampionatin Botëror

Futboll

Lista e Argjentinës për Kampionatin Botëror

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:50
Argjentina

Fitoret ndaj Hondurasit dhe Xhamajkës i dhanë një ide më të qartë trajnerit të Argjentinës, Scaloni, për listën përfundimtare të futbollistë që do të ketë në dispozicion në eventin e madh sportiv të vitit. Megjithatë, ai ka ende disa dyshime sa i përket 26 emrave që do të përfshijë  në listë.

Portierët: Rulli mbetet në garë me Armanin për të qenë zëvendësues i Emiliano Martínez, por lista do të reduktohet në tre portierë. Juan Musso nuk ka gjasa, për arsye dëmtimi, të jetë i disponueshëm për Kupën e Botës”.

Mbrojtësit: Scaloni konfirmoi besimin e tij te Montiel dhe pavarësisht se nuk kishte minuta te Sevilla, e ka në konsideratë për për Kupën  Botës. Dyshimet kalojnë në numrin e lojtarëve që ai do të ketë në çdo pjesë të fushës dhe ata që presin mundësinë janë: Juan Foyth, Nehuén Pérez dhe Facundo Medina. Më pak shanse ka Lucas Martínez Quarta. 

Mesfushorët: Enzo Fernández i ka shkaktuar Scalonit “dhimbje koke” me paraqitjet e tij të mira. Lojtari i Benficas ka gjasa të grumbullohet. Pasiguria është nëse do të ketë vend në listë për Exequiel Palacios, një futbollist shumë i dashur për Scalonin. Më tej në hierarki shfaqen Thiago Almada, Emiliano Buendía dhe Nicolás Domínguez.

Sulmuesit: Julián Álvarez e siguroi biletën për në Katar. Dyshimet kalojnë tek pjesa tjetër e futbollistëve të fazës së avancuar. Scaloni i sheh me sy të mirë  Joaquín Correan dhe Ángel Correan, por ai gjithashtu pëlqen Paulo Dybalan, ndër të preferuarit e tij. Më pas dhe me karakteristika të tjera pret vendin e tij edhe Giovanni Simeone. Vendimi për sulmuesit do të varet shumë nga gjendja e tyre fizike.

Lista e sigurt e Scalonit (22 nga 26 lojtarë që do të ketë në Botëror):

Portierë: Emiliano Martínez, Franco Armani, Gerónimo Rulli.

Mbrojtës: Cristian Romero, Nicolás Otamendi, Lisandro Martínez, Germán Pezzella, Nicolás Tagliafico, Marcos Acuña, Nahuel Molina, Gonzalo Montiel.

Mesfushorë: Leandro Paredes, Rodrigo De Paul, Ángel Di María, Alejandro Gómez, Guido Rodríguez, Giovani Lo Celso, Nicolás González, Alexis Mac Allister.

Sulmues: Leo Messi, Lautaro Martínez, Julián Álvarez.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat