Man. City pret Unitedin në derbin lokal të Premier Ligës, formacionet e mundshme

Futboll

Man. City pret Unitedin në derbin lokal të Premier Ligës, formacionet e mundshme

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 10:59
Man. City pret Unitedin

Do të zhvillohet sot derbi lokal i Premier Ligës ku do të ballafaqohen Manchester City dhe Manchester United.

“Etihad Stadium” do të jenë arena e ballafaqimit të këtyre dy skuadrave që po kalojnë nëpër një formë të jashtëzakonshme të rezultateve dhe synojnë titullin kampion në këtë edicion.

“Djajtë e Kuq” kanë katër fitore dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit, kurse “Citizens” kanë dy barazime dhe tre fitore.

Skuadra e Pep Guardiolas renditet në vendin e dytë me 17 pikë, kurse ajo e Eric Ten Hag pozicionohet e gjashta me 12 pikë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Manchester City: (4-3-3): Ederson; Walker, Akanji, Dias, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Foden, Haaland, Grealish

Manchester United: (4-2-3-1): de Gea; Dalot, Varane, Martinez, Malacia; Casemiro, Eriksen; Antony, Bruno Fernandes, Sancho; Rashford

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat