Sivasspor-Ballkani/Formacionet zyrtare, Daja bënë ndryshime nga ndeshja e kaluar

Futboll

Sivasspor-Ballkani/Formacionet zyrtare, Daja bënë ndryshime nga ndeshja e kaluar

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 17:58
Sivasspor-Ballkani

Skuadra e Ballkanit ndodhet në Turqi, atje ku sot do ta zhvilloje sfidën e radhës në Ligën e Konferencës që do të jete jetike sa i përket asaj se si do të shkojë ecuria në këtë fazë.

Kampioni i Kosovës ka një pikë në Grupin G pas dy ndeshjeve, duke u renditur kështu në vendin e tretë prapa Slavia Pragës dhe Sivassporit që kanë nga katër pikë.

Një humbje eventuale do t’i ulte jashtëzakonisht gjasat që kampioni i Kosovës të kalonte tutje në fazën tjetër, atë të eliminimit direkt.

Trajneri Ilir Daja para ndeshjes e ka cilësuar këtë sfidë si shumë të vështirë, por ka premtuar se skuadra është e përgatitur për të bërë maksimumin ndaj Sivasporit.

Tanimë, të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, ndërsa formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat