Gostivari pret Bellasicën, Arsimi në Strugë, Voska dhe Besa përballë Sllogës respektivisht Teteksi

Futboll

Gostivari pret Bellasicën, Arsimi në Strugë, Voska dhe Besa përballë Sllogës respektivisht Teteksi

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 12:07
Gostivari pret Bellasicën

Pasditen e sotme nga ora 14:00 në program janë shtatë ndeshje nga java e 7-të në Maqedoninë e Veriut.

Dueli mes Pehçevës së Shkupit dhe Kozhufit është caktuar për nesër.

Janë disa ndeshje që tërheqin vëmendjen, njëra prej tyre është sigurisht ajo mes Gostivarit dhe Bellasicës. Është e qartë se duke marrë parasysh formën aktuale, Gostivari është favorit i madh, por megjithatë Bellasica është gjithmonë e gatshme për një surprizë.

Arsimi udhëton Strugë, ku e pret dueli me Karaormanin. Këto janë dy skuadrat që kanë hyrë në LDFM këtë sezon përmes një playoff. Pritet një ndeshje interesante, tejet e pasigurt.

Voska Sport poashtu pret një fitore të re në fushë të vet në duelin me Slloga Vinica, sikurse Besa ndaj Teteksit.

Vardari viziton Makedonska Kamenicën dhe atje sot është festë futbolli, ku do ta pres skuadra Kamenica Sasa.

 

Detonit Pllackovica pret Pelisterin, ndoshta ky është derbi i qarkut. Një duel mes dy skuadrave të barabarta që duan pikë.

Ndeshjet e javës së 7-të – Sot (ora 14:00)
DETONITE PLAÇKOVICA – PELISTER
BOREC – OHRID
KARAORMAN – ARSIMI
SASA – VARDAR
BESA – TETEKS
GOSTIVAR – BELASICË
VOSKA SPORT – SLLOGA (C)

E DIEL, ora 14
PEHÇEVË SKOPJE – KOZHUF

TABELA: Vardar 16, Voska Sport 14, Gostivari 14, Pelisteri 11, Detonit Plackovica 10 (-1), Arsimi 9, Bellasica 8, Besa 8, Kozhuf 7 (-1), Teteks 7, Slloga (V) 6, Kamenica Sasa 5, Karaorman 4 (-1), Ohrid 4(-1), Pehçevo Skopje 3, Borec 0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat