Shifra të çmendura, “Forbes” zbulon kush janë 5 futbollistët më të paguar

Futboll

Shifra të çmendura, “Forbes” zbulon kush janë 5 futbollistët më të paguar

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 18:02
Shifra të çmendura, “Forbes” zbulon kush janë 5 futbollistët më të paguar

Revista e njohur amerikane “Forbes” e specializuar në botën e biznesit dhe financave, ka zbuluar se cilët janë lojtarët më të paguar në Botërorin e Katarit. Revista ka zbuluar edhe shumën që vjen nga reklamat dhe sponsorët. Ja kush janë 5 lojtarët më të paguar.

1/ Kilian Mbape është më i paguari në botë. Për sezonin 22-23 do të marrë 124 milionë euro, të ndara në 106 milionë që do të fitojë duke luajtur futboll dhe 18 të tjerat në reklama dhe sponsorë.

2/ Pavarësisht moshës së tij, ylli argjentinas Lionel Mesi është ende në podiumin e lojtarëve më të paguar. Sipas Forbes, në sezonin aktual ai do të fitojë 116 milionë euro, 62 milionë në fushën e blertë dhe 53 në kontrata jashtë fushës.

3/ Lojtari kryesor i Portugalisë nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, por ai ka rrogën e tij për këtë sezon. Kristiano Ronaldo do të marrë 96 milionë euro këtë vit, 38 milionë nga klubi dhe 58 milionë nga kontratat reklamuese dhe sponsorët.

4/ Ylli brazilian Nejmar do të fusë në xhep në sezonin 22-23 84 milionë euro nga të cilat 53 vijnë nga aktiviteti i tij futbollistik dhe 31 të tjerat në reklama.

5/ Xhevahiri i Polonisë, Robert Levandovski do të fitojë 34 milionë euro për një sezon. 26 milionë nga klubi dhe gati 8 milionë nga kontratat jashtë fushës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat