Martinez jep dorëheqjen nga “stoli” i Belgjikës

Futboll

Martinez jep dorëheqjen nga “stoli” i Belgjikës

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 19:26
Martinez jep dorëheqjen nga “stoli” i Belgjikës

Problemet nuk kanë fund për Belgjikën.

Pas eleminimit, që në fazën e grupeve në Kupën e Botës, gjë e cila nuk kishte ndodhur që prej vitit 1998, kombëtarja belge tanimë duhet me të merret dhe me gjetjen e një tekniku të ri, pasi më të mbaruar ndeshja me Kroacinë, trajneri i “djajve të kuq”, Roberto Martinez ka dhënë dorëheqjen.

Martinez udhëhoqi Belgjikën, në atë vend të tretë gjatë Kupë së Botës “Rusi 2018”, por pas një disfate “shokuese” nga Maroku dhe pas një barazimi ditën e sotme, skuadra e tij nuk arriti dot të kalonte në fazën tjetër.

Pavarësisht performancës së dobët të “brezit të artë”, Federata Belge e Futbollit në njoftimin e largimit të Martinez, tha se vendimi i tij ishte marrë përpara turneut..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat