Vetëm njëri ka mbetur në Komitetin Olimpik të Kosovës, 9 të tjerët nuk janë më...

Futboll

Vetëm njëri ka mbetur në Komitetin Olimpik të Kosovës, 9 të tjerët nuk janë më...

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 19:16
Dikur në vitin 2015

Kjo fotografi është postuar me 22 dhjetor të vitit 2015, në ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës, ku kryetar ka qenë Besim Hasani, por sot pas 7 viteve është Ismet Krasniqi në krye të këtij institucioni!

Fotoja ka shumë gjëra karakteristike, janë dhjetë veta në mbledhje e vitit 2015 por vetëm njëra i ka mbetur KOK-ut nga ajo kohë, është ‘Zonja e Hekurt’ Vjollca Krasniqi, të tjerët nuk janë më pjesë e këtij institucioni.    

Mehmet Bogujevci është në të majtë, nënkampion i botës në boks në vitin 1978 dhe në mes Besim Hasani dhe në të djathtë Nezir Rama.

Në mbledhjen e asaj kohe ishin edhe Fatmir Makolli, Vjollca Krasniqi, Shqipe Zogiani, Ismajl Kasumi, Shasivar Haxhijaj, Ramadan Selimi dhe Arben Lila.

Duhet kujtuar, se aty u shqyrtua draft rregullorja e kritereve për kategorizimin e sporteve, sportisteve dhe trajnerëve në Kosovë në mbledhjen e Bordit te Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat