Vajza: Lojtari i njohur me mbylli në banjë, ja çfarë më bëri 

Futboll

Vajza: Lojtari i njohur me mbylli në banjë, ja çfarë më bëri 

Më: 21 janar 2023 Në ora: 12:28
Dani Alves

“El Periódico” ka zbuluar këtë të premte deklaratën para “Mossos d’Esquadra” të vajzës 23-vjeçare që denoncoi Dani Alves për sulm të dyshuar seksual. 

Ankuesja, sipas mediave në fjalë, i ka shpjeguar policisë katalanase se lojtari brazilian e ka mbyllur në një banjë në zonën VIP të një klubi të njohur nate në Barcelonë dhe se e ka përdhunuar.

Alves, i cili gjithashtu është paraqitur para gjykatësit, mohon të ketë sulmuar gruan. 

Gazeta katalanase rrëfen versionin që vajza i dha “Mossos” atë natë, më 30 dhjetor. 

Siç shpjegon ajo, ka shkuar në disko me dy mikesha dhe janë ftuar nga një grup me origjinë meksikane që të ngjiten me ta në zonën VIP.

Vajza pohon se një kamerier iu afrua për t’i ftuar dhe se në fillim ata e refuzuan ofertën. 

Por “klienti” ka insistuar dhe kamerieri i ka bërë me dije se ai është “mik”, – shkruan gazeta.

Më në fund, ata ranë dakord dhe në atë tavolinë VIP ishin dy burra, njëri prej tyre Dani Alves dhe tjetri mik i lojtarit brazilian. 

Sipas versionit të ankueses, të raportuar nga “El Periódico”, Dani Alves menjëherë filloi të abuzonte me të tria, duke u ngjitur shumë pas tyre dhe duke i prekur.

Më pas, lojtari ka shkuar pas “viktimës”. “Me sa duket e kapi fort dorën e saj dhe Alves ia çoi pe*isit”, një gjest që mesa duket e përsëriti disa herë, pavarësisht refuzimit të saj. 

Më pas lojtari i tregoi një derë, për të cilën “viktima” nuk ishte në dijeni dhe “e urdhëroi që ta ndiqte dhe të hynte.

Atje, Alves e detyroi të ulej sipër tij, e hodhi në tokë. 

Ajo i rezistoi aktivisht, por Alves e goditi me shuplakë, e ngriti nga toka dhe e depërtoi deri në ejakulim”. 

Kjo është deklarata denoncuese e vajzës, e publikuar nga “El Periódico”.

“Viktima” u transferua në Klinikën Spitalore të Barcelonës, ku u krye ekzaminimi në kërkim të mbetjeve biologjike.

Vajza shkoi dy ditë pas sulmit të supozuar për të raportuar faktet në “Mossos d’Esquadra”. 

Ajo ka dorëzuar raportin mjekësor dhe gjithashtu fustanin që kishte veshur. Njësia Qendrore për Sulmet Seksuale (UCAS) mori përsipër hetimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat