Marotta: Rikthim te Juventus? Jam mirë tek Interi

Futboll

Marotta: Rikthim te Juventus? Jam mirë tek Interi

Më: 27 janar 2023 Në ora: 11:39
Marotta

Gjatë javëve të fundit, emri i Giuseppe Marotta-s është përmendur edhe në mesin e atyre kandidatëve për fushën teknike të Juventusit, që po hap një kurs të ri.

Megjithatë, CEO zikaltër ka folur rreth këtyre thashethemeve duke mbyllur derën e një rikthimi të mundshëm te “Zonja e Vjetër”.

“Vitet e mia bardh e zi janë një gjë e së kaluarës dhe unë mund të kem vetëm kujtime pozitive. Një rikthim te Juventus? Jam i kënaqur me rrugën që kam bërë.

Ndihem mirë tek Interi, mendoj vetëm për zikaltërit dhe jam i fokusuar të kontribuoj në suksese të reja me këtë klub”, është shprehur Marotta duke treguar besnikëri për klubin zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat