​Conte operohet me sukses

Futboll

​Conte operohet me sukses

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 19:19
Antonio Conte

Antonio Conte iu nënshtrua një operacioni për të hequr fshikëzën e tëmthit. Ndërhyrja, siç njoftoi vetë trajneri i Tottenhamit në kanalet e tij në rrjetet sociale, shkoi pa komplikime.

"Faleminderit për mesazhet tuaja të shkëlqyera. Operacioni shkoi mirë dhe tashmë ndihem më mirë. Tani duhet të mendoj në lidhje me rikuperimin, mezi pres të rikthehem në fushë me ekipin”, ka thënë Conte menjëherë pas operacionit.

Tottenhami kishte njoftuar më parë operacionin, duke shpjeguar se trajneri italian vuante nga dhimbje të forta barku dhe për këtë arsye do të operohej.

"Pas një diagnoze të kolecistitit, sot Antonio Conte do t'i nënshtrohet një operacioni për të hequr fshikëzën e tëmthit dhe do të kthehet. pas një periudhe rikuperimi”, thuhej në njoftimin e klubit anglez.

Nuk është ende e qartë se kur Conte do të mund të ulet sërish në stol, por me siguri do të humbasë takimin prestigjioz të ndeshjes së radhës në shtëpi kundër Manchester Cityt të Guardiolës, të planifikuar për të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat