Dani Alves humb sponsorët

Futboll

Dani Alves humb sponsorët

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 18:32
Dani Alves

Të qenit futbollisti me më shumë tituj të fituar (44) në historinë e futbollit i dha Dani Alves sponsorë të shumtë gjatë gjithë karrierës së tij.

Por që kur ai u burgos në Barcelonë me akuzën e sulmit seksual, po i largohen.

Dani Alves humbi katër sponsorë dhe kështu mbeti pa burimet kryesore të të ardhurave.

Kompania Puma i ndërpreu kontratën menjëherë pasi u zbulua arrestimi i tij.

1xPartners një kompani bastesh sportive për të cilën Alves kishte qenë ambasador i markës që nga nëntori, ra dakord të pezullonte kontratën në pritje të gjyqit.

Sidoqoftë, tani për tani, Dani Alves vazhdon në burgun e Brians 2 , i vendosur në Sant Esteve Sesrovires.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat