FC Prishtina për Bllazheviqin: Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua

Futboll

FC Prishtina për Bllazheviqin: Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 13:14
KF Prishtina e vitit 1985

Trajneri i mirënjohur kroat, Miroslav Blazheviq ka ndërruar jetë të martën.

"Blazheviq i njohur si Çiro ka qenë trajner i Prishtinës në edicionin 1985/86 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë.

Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës.

Blazheviq e udhëhoqi me shumë pasion e dashuri Prishtinën në vitet e vështira të popullit tonë nën okupim duke u dhënë zemër e bashkuar të gjithë shqiptarët përreth klubit dhe stadiumit të qytetit.

Emri i tij tashmë është shkruar më shkronja të arta në klubin tonë.

Blazheviq në karrierën e tij ka drejtuar me shumë sukses edhe Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës në vitin 1998 ku e zuri vendin e tretë.

Në vitin 1982, Blazheviq i solli Dinamos titullin e kampionit të Jugosllavisë pas 24 vitesh pritje.

Si trajner ka punuar edhe në Zvicër, Francë, Greqi, Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Kinë e Iran.

Bllazheviq ishte i diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2011.

Ai vdiq dy ditë para ditëlindjes së tij të 88-të", shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat