FIFA e rrit investimin në futboll, +8 milionë euro për secilën Federatë, përfshirë këtu edhe FFK-në

Futboll

FIFA e rrit investimin në futboll, +8 milionë euro për secilën Federatë, përfshirë këtu edhe FFK-në

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:11
FIFA

FIFA po vazhdon të investojë për zhvillimin dhe përparimin e futbollit botëror.

Shtëpia e Futbollit Botëror ka njoftuar se do ta rritë financimin për Federatat që janë nën ombrellën e saj.

Ishte vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ai e konfirmoi se institucioni që e drejton ai do ta rritë për 29% investimin për zhvillim në katër vjetët e ardhshëm.

“Si trup qeverisës global, ne duhet ta luajmë rolin tonë për ta rritur nivelin e lojës në fushë për të gjithë anëtarët tanë.

Ne do ta bëjmë këtë mbështetje për projektet zhvilluese, dorë për dore me gjashtë Konfederatat dhe 211 anëtarët e FIFA-s.

Në ciklin katërvjeçar, ne do ta rrisim investimin për 29% në krahasim me periudhën paraprake.

Kjo rritje e investimeve është rezultat i FIFA-s së re, që të jetë më efikase, mirë e qeverisur dhe e përshtatshme për qëllimet që i ka”, ka shkruar Infantino.

Organi më i lartë qeverisës i futbollit botëror e ka aprovuar raportin vjetor, e në mesin e pikave ishte edhe rritja e buxhetit për Federatat.

Sipas mediumit italian, “Tuttomercatoweb”, 211 Federatat që janë nën ombrellë të FIFA-s do t’i përfitojnë nga, afro 8 milionë euro më shumë në katër vjetët e ardhshëm.

Federatat nacionale në mbarë botën, përfshirë këtu edhe Federatën e Futbollit të Kosovës, marrin vazhdimisht përkrahje financiare nga UEFA dhe nga FIFA me qëllim të zhvillimit të futbollit vendor dhe të suksesit ndërkombëtar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat