Napoli po përgatitet për titullin pas tre dekadave, aty ku luan reprezentuesi i Kosovës   

Futboll

Napoli po përgatitet për titullin pas tre dekadave, aty ku luan reprezentuesi i Kosovës   

Nga: K. G. Më: 30 mars 2023 Në ora: 19:13
Klshtu duket Napoli, në pritje të titullit

Në qytetin e Napolit, po bëhet gati për festë. Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, është titullar i pakontestueshëm i Napolit. 

Diego Armando Maradona duket se po shikon nga ndërtesa të shumta, ndërsa qyteti përgatitet të festojë suksesin që ishte vula e tij dy herë, në vitin 1987 dhe 1990. 

Pushim në kampionatet kombëtare për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, por një qytet që nuk pushon është Napoli, bëhet gati për festën më të madhe, festën e titullit që e pret prej mbi 30 vitesh.

Më shumë se tre dekada, Napoli është një hap larg suksesit të madh, por një milimetër larg titullit, 11 javë deri në fund në Serie A, ka një avantazh prej 19 pikësh nga ndjekësi më i afërt, Lazio, dhe mund që edhe praktikisht të fitoi titullin e tretë në historinë e klubit tashmë në mes të prillit.

 “Mendoj se dy skuadrat, ajo e Maradonës dhe ajo e sotmja, nuk mund të krahasohen. Skuadra e Maradonës kishte një Zot futbolli. Forca e këtij Napoli është forca e grupit”, thotë tifozi i Napolit, Antonio Saracino.

Ndaj napolitanët nuk lejojnë askënd të krahasohet me Maradonën, por kanë edhe heronj të rinj, në radhë të parë golashënuesin nga Nigeria, Victor Osimhen dhe magjistarin gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia.

Të dy janë yjet e parë të skuadrës që u përzgjodh në mënyrë të shkëlqyer dhe u drejtua me mjeshtëri nga Luciano Spalletti. Napoli është një ekip tërheqës dhe konkurrues këtë sezon.

“Ky është një moment magjik për dikë si unë. Unë kam lindur në vitin 1987, kur u fitua titulli i parë, por nuk më kujtohet as i pari, as i dyti... Dhe tani ëndërroj me syhapur, si prindërit e gjyshërit e mi.

Ndoshta kam ëndrra më të mira, sepse mund të bëjmë shumë në Champions League. Napoli im është shumë  i mirë”, thotë tifozi Gennaro Avoleto.

Në ballkon janë të varur flamujt e klubit, nëpër dyqane shiten figura lojtarësh dhe suvenire etj.

 “Njerëzit do të çmenden. Tashmë po çmendemi duke menduar se çfarë do të ndodhë kur gjithçka të bëhet realitet. As që mund ta imagjinoj... Ne jemi edhe pak të frikësuar se si do të duket gjithçka”, tregon Ana Piçoki, një tifoze e Napolit.

“Festimi do të jetë pa rregulla, pa kufizime.

Di vetëm që i gjithë qyteti do të ngjyroset kaltër, sepse kjo është një ëndërr që ky qytet e ëndërron prej më shumë se 30 vitesh”, shton Antonio Saraćino.

Vetëm një njeri mungon për të parë dhe shijuar gjithçka, njeriu që bashkon Napolin dhe Argjentinën - Diego Maradona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat