Benfica “motivon” trajnerin përpara Interit

Futboll

Benfica “motivon” trajnerin përpara Interit

Më: 1 prill 2023 Në ora: 17:34
Roger Schmidt

Benfica ka njoftuar rinovimin e kontratës me trajnerin Roger Schmidt.

Trajneri ka firmosur kontratën e re e cila do ta mbajë të lidhur me klubin portugez deri në qershorin e vitit 2026.

Jo vetëm vitet, por edhe paga e tij ka pësuar rritje dhe tani 56-vjeçari do të përfitojë rreth 10 milionë euro në vit.

Schmidt mori drejtimin e Benfica-s më 1 korrik të vitit të kaluar dhe deri më tani numëron 44 ndeshje me 36 fitore, 7 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Puna e tij është vlerësuar në maksimum, pasi Benfica jo vetëm kryeson kampionatit me diferencë të konsiderueshme nga Porto (+10 pikë), por gjithashtu ka prekur fazën çerekfinale në UEFA Champions League dhe do të masë forcat ndaj Inter-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat