Muslija titullar, Paderborn shënon fitore të thellë

Futboll

Muslija titullar, Paderborn shënon fitore të thellë

Nga: K. Goca Më: 28 prill 2023 Në ora: 20:22
Paderborn

Paderborn ka shënuar fitore me rezultat 5:1 ndaj Braunschweig-ut, në takimin e javës së 30-të të Bundesliga II.

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, u paraqit titullar dhe kontriboi në fitoren e Paderbornit.

Ai u zëvendësua në minutën e 76-të.

Golat për vendasit i shënuan Justvan (28'), Obermair (45+1'), Conteh (51'), Srbeny (90' e 90+4’) dhe për mysafirin Ujah (53').

Paderborn renditet në vend të katërt me 50 pikë por ka pak shpresa për vend të tretë dhe Braunschweig është i 14-ti me 32 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat