Shqiptari i Kosovës me Napolin në festë, kampion i ri i Italisë  

Futboll

Shqiptari i Kosovës me Napolin në festë, kampion i ri i Italisë  

Nga: K. G. Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:37
Napoli feston

Napoli praktikisht është kampion i ri i Italisë. 

I mjaftoi një pikë në Udine që pas 33 vjetësh titulli i kampionit të rikthehet në qytetin që jeton me futbollin, titull që nuk u fitua që nga koha e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.

Udinese ka barazuar me rezultat 1:0 me Napolin, në takimin e javës së 33-të në Serie A.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, futet në histori, kampion me Napolin.

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Lovriç në minutën e 13-të.

Napoli ka barazuar në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 52-të, duke iu falënderuar futbollistit Osimhen.  

Napoli kryeson me 80 pikë, ka 16 më shumë se Lazio në pozitën e dytë dhe Udinese renditet në të 12-tin me 43 sosh.

Ndërkohë të dy trofetë e parë Napoli i ka fituar në epokën “Maradona”, për të qenë më të saktë në sezonin 1986-1987 dhe 1989-1990.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat