Real Madrid mbërrin në Manchester

Futboll

Real Madrid mbërrin në Manchester

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:42
Real Madrid pritet në Manchester

Real Madrid ka mbërritur në Manchester pasi ditën e nesërme do të përballet me Manchester City për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë ka lënë gjithçka të hapur dhe dy skuadrat do të provojnë deri në fund për një biletë për në finalen e Stambollit.

Në prag të këtij takimi, tifozeria madrilene nuk e ka lënë vetëm skuadrën dhe janë bashkuar para hotelit për të mbështetur ekipin e tyre.

Në numër të konsiderueshëm, tifozët e Realit ishin para hotelit duke e përshëndetur skuadrën e tyre në këtë takim të rëndësishëm.

Ndeshja mes Sitit dhe Realit do të luhet duke nisur nga ora 21:00 në “Etihad Stadium”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat