Spalletti i paqartë

Futboll

Spalletti i paqartë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:55
Spalletti

Marrëdhënia mes trajnerit Luciano Spalletti e presidentit Aurelio de Laurentiis është tensura së fundi edhe pse skuadra e Napoli u shpall kampione. Deklaratat nga të dyja palër kanë acaruar marrëdhenien, duke krijuar dyshime për të ardhmen e trajnerit, i cili mund të largohet.

Sipas “Corriere Dello Sport”, kampionët e saposhpallur të Italisë kanë nisur të mendojnë për një zëvendësues të denjë dhe në krye të listës është Antonio Conte. Një emër që presidenti De Laurentiis e pëlqen shumë, por Conte kërkon një rrogë të majme e kërkesa të forta në merkato.

Për pasojë, kjo e bën të vështirë ardhjen e ish-trajnerit të Juventus, Inter e Chelsea, pasi presidenti i Napolit nuk ka ndërmend të shpenzojë shumë.

Mes kandidatëve të tjerë janë edhe Roberto De Zerbi, Vincenzo Italiano e Gian Piero Gasperini. I pari ka qenë dikur lojtar i Napoli dhe e njeh mirë ambientin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat