Ish - lojtari i Juventusit paralajmëron rikthimin

Futboll

Ish - lojtari i Juventusit paralajmëron rikthimin

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:32
Igor Tudor

Igor Tudor ka paralajmëruar lojtarët e skuadrës së tij se nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më në krye të Marseille.

Klubi francez dhe tekniku kroat pritet të zyrtarizojnë vendimin për të mbyllur bashkëpunimin në orët e ardhshme teksa Tudor është gjithnjë e më pranë një rikthimi te Juventus.

45-vjeçari që në të kaluarën ka qenë në rolin e futbollistit te bardhezinjtë duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, por edhe në rolin e asistentit të Andrea Pirlos, është i preferuari i drejtuesve të klubit për të pasuar Massimiliano Allegrin, që dështoi në dy sezonet e fundit.

Tudor e njeh mirë ambientin në Torino dhe shihet si personi i duhur për të rikthyer Juventusin konkurrues në kampionat, teksa bardhezinjtë kanë nevojë të nisin një cikël të ri bazuar në futbollistët e rinj si Gatti, Fagioli, Miretti apo edhe Iling Junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat