Largohet njeriu që shpëtoi Malishevën

Futboll

Largohet njeriu që shpëtoi Malishevën

Nga: K.G. Më: 15 qershor 2023 Në ora: 22:58
Bylbyl Sokoli

Prof. Bylbyl Sokoli largohet ballëlart nga pozita e kryetrajnerit të Malishevës.

Sokoli është më i merituari që Malisheva siguroi ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.

“Faleminderit Bylbyl Sokoli!

FC Malisheva dhe trajneri Bylbyl Sokoli, me dakordim të dyanshëm kanë vendosur që të mos renovojnë kontratën për sezonin e ardhshëm.

Klubi e falenderon profesorin Sokoli për punën profesionale dhe angazhimin e tij me ç’rast edhe realizuam synimin për të cilin ishim dakorduar me rastin e marrëveshjes në janar kur profa mori drejtimin e skuadrës”, - njofton FC Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat