Sa ndeshje rrezikon Maignan?

Futboll

Sa ndeshje rrezikon Maignan?

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:48
Maignan

Minutat e fundit të çmendura të Genoa-Milan janë të famshme tashmë, mes golit të dyshimtë të Christian Pulisic dhe kartonit të kuq të Mike Maignan, fajtor për një ndërhyrje të ashpër ndaj Ekuban, një “ndërhyrje vrasëse”, siç e ka përkufizuar presidenti i kueqbluve Zangrillo.

Dhe pyetja më e shpeshtë në orët e fundit, veçanërisht nga ana e Milan-it, është sa ndeshje skualifikim rrezikon portieri francez?

Arbitri Piçini ka nxjerrë kartonin e kuq për “faull  të rëndë loje” siç përkufizohet nga rregullorja, ose e thënë ndryshe “një kontrast që vë në rrëzik kundërshtarin, ose i bërë me ashpërsi të tepruar”.

Megjithatë, sipas imazheve dhe përshtypjeve në fushë, duket se nuk bëhet fjalë për “sjellje të dhunshme”, që sipas rregullores kërkon një sjellje të vullnetshme.

Sipas rregullores, Maignan duhet të skualifikohet vetëm për një ndeshje dhe të mungojë në super sfidën me Juventus-in. Kjo sepse, ndërhyrja e tij nuk ka qenë një “sjellje e dhunshme”, por vetëm një “faull i rëndë loje”.

Edhe Milan-i, sipas La Gazzetta dello Sport, parashikon që portieri të skualifikohet për një ndeshje të vetme dhe të kthehet në dispozicion për ndeshjen tjetër të madhe kundër Napoli-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat