Trajneri i Vllaznisë beson se skuadra mund të bëjë më mirë në fazën e dytë

Futboll

Trajneri i Vllaznisë beson se skuadra mund të bëjë më mirë në fazën e dytë

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:08
Migen Memelli

Vllaznia u kthye te fitorja javën e kaluar, duke mundur Skënderbeun në Korçë, dhe i është hapur oreksi për të vazhduar kështu edhe me Kukësin, përsëri larg shtëpisë.

Trajneri Migen Memelli shpreson të marrë tri pikët, por duke shprehur edhe shqetësimet që ka për takimin.

“Për momentin jemi mirë dhe po rivalizojmë të gjitha ekipet.

Nuk duhet që të kënaqemi, por të jemi më këmbë në tokë dhe të vazhdojmë rrugën që kemi nisur”, ishte mesazhi i parë i Memellit për lojtarët.

Memelli ka përsëri probleme me mungesat, megjithatë shpreh besimin se skuadra mund të bëjë mirë edhe pa to.

Pasi është luajtur një fazë e plotë dhe është ndeshur e njohur me të gjithë kundërshtarët, Memelli beson se faza e dytë duhet të jetë më e mirë për Vllazninë.

“Njohja me rivalët është një plus i madh për ne pasi do të përgatitemi si duhet për të gjithë duelet. Ky mendoj se do
të jetë një plus i madh për ne në fazën e dytë”,
përfundoi tekniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat