Simeone flet për rinovimin e kontratës me Atletico Madridin

Futboll

Simeone flet për rinovimin e kontratës me Atletico Madridin

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:40
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur rreth kontratës së tij me klubin spanjoll.

Trajneri argjentinas është pyetur rreth rinovimit të kontratës, gjersa ai u përgjigj shkurt duke mos dhënë detaje, ku tha: “Duhet të mendojmë për Las Palmasin”, përgjigjet Simeone duke buzëqeshur.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes së re janë në fazën përfundimtare.

Simeone aktualisht ka kontratë të vlefshme me madrilenët deri më 30 qershor të vitit 2024.

Ndërkohë, kujtojmë se Atletico Madridi përballet sonte (e mërkurë) me Las Palmasin në stadiumin “Gran Canaria”, në orën 21:00..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat