Teuta me rendimentin më të dobët

Futboll

Teuta me rendimentin më të dobët

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:57
Teuta

Teuta nuk po arrin që të gjejë dot ritmin e duhur këtë edicion, teksa pas 14 javësh ndodhet e fundit në renditje, me vetëm 12 pikë. Por bregdetarët kanë luajtur një ndeshje më pak se kundërshtarët.

“Djemtë e Detit” kanë marrë vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit duke qenë larg pritshmërive të drejtuesve. Kalendari do të jetë i ngjeshur për skuadrën e Edi Martinit, që në fundjavë ka një përballje vendimtare ndaj Kukësit në transfertë.

Më pas Teuta do të luajë ndeshjen e prapambetur me Partizanin, e në vijim me Egnatian, Erzenin dhe Dinamo Cityn. Pesë ndeshje deri në ndërprerjen e kampionatit që mund të ndikojnë shumë në ecurinë e ekipit.

Në Durrës shpresojnë që të ndryshojnë diçka në merkaton dimërore. Diferenca e vendit të fundit me vendin e katërt është vetëm 6 pikë, teksa gara për mbijetesën do të jetë tepër e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat