Beckenbauer ishte shpallur “Ambasador nderi” i Kosovës, kur kishte vizituar Prishtinën më 2011

Futboll

Beckenbauer ishte shpallur “Ambasador nderi” i Kosovës, kur kishte vizituar Prishtinën më 2011

Më: 8 janar 2024 Në ora: 18:16
Foto gjatë vizitës së Beckenbauer në Kosovë

Legjenda gjermane Franz Beckenbauer ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Beckenbauer ishte shpallur “Ambasador nderi” në vitin 2011 nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës që ish-mbrojtësi gjerman ia kishte bërë Prishtinës.

Mbrojtësit legjendar i ishte dhënë çmimi për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA.

Gjermania i thotë lamtumirë futbollistit më të madh gjerman – kampion bote si lojtar më 1974 dhe si trajner më 1990. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat