Fiorentina nuk zhgënjen në “Artemio Franchi”, “Violët” përmbysin “Shqiponjat” e Lazio

Futboll

Fiorentina nuk zhgënjen në “Artemio Franchi”, “Violët” përmbysin “Shqiponjat” e Lazio

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 23:05
Futbollist

Pavarësisht se ishin fillimisht në disavantazh ishte një sfidë e dominuar totalisht nga ata. “Violët” e Fiorentina kanë arritur një fitore të madhe, mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “shtëpinë” e tyre, “Artemio Franchi” mundën “Shqiponjat” e Lazio, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, në përballjen e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Fitoren e arritën, por siç theksuam edhe më lart, goli i parë i sfidës erdhi nga miqtë kryeqytetas, me “Të Kaltërit” nga Roma, që gjetë rrugën e rrjetës, në mintuën e 45’-të falë spanjollit, Luis Alberto, mirëpo në minutën e 61’-të e në të 69’-n, Michael Kayode e Giacomo Bonaventura shënuan dy gola të shpejtë për të siguruar fitoren.

Falë këtij rezultati, “Violët” e Serie A ngjiten në kuotën e 41 pikëve dhe aktualisht pozicionohen në vendin e 7-të të tabelës, me 3 pikë më pak se Roma dhe 5 më pak se “Bergamaskët” e Atalanta, ndërsa “Shqiponjat” e Lazio renditen në vendin e 8-të të tabelës, me 40 pikë, 1 më pak se Fiorentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat